Meta e konfirmon: Do rikthehem hiper aktiv në politikë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka thënë në Opinion se mezi pret të dalë nga zyra e tij dhe t’i rikthehet jetës politike.

Lajme

20/01/2022 08:52

Ku është vendi i Ilir Metës në të ardhmen? – e pyeti Blendi Fevziu, Ilir Metën.

“Vendi i Ilir Metës është me popullin shqiptar, për t’ia kthyer pushtetin sovranit. Kushtetuta e Shqipërisë më të mos preket, jo nga një shumicë, po nga të gjithë partitë, vetëm përmes referendumit… Nuk do të jem në një politikë aktive, do të jem në politikë super aktive, hiper aktive. Mezi po pres të dal nga kjo zyrë, në kuoptimin e energjive”, tha Meta.

YouTube player