Meta e fton Ramën për rafting në Skrapar (Foto)
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuari i radhës i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i cili po krijon një traditë të promovimit të turizmit malor në një nga bukuritë e rralla të natyrës shqiptare.
Lajme
Sot ai ka ftuar aty kryeministrin Edi Rama, i cili duket se është impresionuar shumë dhe ka postuar në Twitter fotot e vikendit në kanione.
“Kanionet e Skraparit, një eksperiencë e re e Shqipërisë magjike nga një kënd që s’e kemi parë kurrë! Mos e humbisni:-)
Fotot s’e tregojnë dot kurrë madhështinë e këtij tuneli natyror parahistorik nën qiell të hapur! Vizitojeni e do besoni.
Faleminderit skuadrës së Zamos e Blerinës që na shoqëruan në udhëtimin fantastik dhe Ilirit që na bëri këtë surprizë.
Zamo, emigranti që u kthye 10 vjet më parë nga Italia për t’i bërë kanionet të famshme e sot pret turistë që shtohen,” shkruan Rama.