Mësuesja në Fier me koronavirus banon në të njëjtin pallat ku rezultoi i infektuar edhe një çift të moshuarish

Shkon në 26 numri i të prekurve me Covid-19 në Fier. Një mësuese ka dalë pozitive pas kryerjes së testimit të koronavirusit.

Lajme

06/04/2020 12:06

E infektuara është banon në të njëjtin pallat ku tre ditë më parë rezultuan me Covid-19 një çift të moshuarish. Mësuesja e prekur me Covid-19 jeton në të njëjtën banesë me prindërit e saj.

Pasi rezultoi pozitive, mesuesja është vetëkarantinuar në banesë. Pallati ku jeton arsimtarja është dezinfektuar sërish, fill pasi edhe dy ditë më parë bashkia bëri dezinfektim të të gjitha ambienteve të pallatit. /tch