Mësuesja bën seks për 3 vite me një 12 vjeçar, dyshohet se kanë edhe fëmijë (FOTO)

Michelle Sulcizcki, 28 vjeçare, thuhet se ka bërë seks me një djalosh 12 vjeçar për më shumë se 20 herë, e që tani 12 vjeçari frikohet se ai mund të jetë babai i fëmijës së saj 5 muajsh.

Bota

15/10/2015 14:51

Një asistente edukimi e veçantë, në mënyrë të fshehtë ka kryer marrëdhënie me një nxënës 12 vjeçar për rreth 3 vite, thotë policia, transmeton lajmi.net.

Djaloshi 12 vjeçar ka deklaruar tek mësuesit e tij se ai dhe Michelle Sulzicki kanë bërë seks më shumë se 20 herë, duke përfshirë seks oral, anal etj, raporton NBC.

Adoleshenti pritet të bëjë analiza të atësisë për të dëshmuar nëse ai është babai i fëmijës së mësueses private, e krejt kjo pasi që ai kishte deklaruar për policinë se shpeshherë kishin bërë seks edhe pa kondom.

Adoleshenti këto deklarata i kishte bërë të ditura tek mësuesit e tij në shkollën e tij të re kur e kishte filluar në shtator pasi që ishte larguar nga ‘Chapel Elementary School’, raporton Daily News.

Michelle Sulzicki was a special education teacher's aide at the Chapel Elementary School in Stratford

Ai iu kishte thënë zyrtarëve policorë se 28 vjeçarja e kishte mbushur atë me dhurata por ai e kishte raportuar abuzimin pasi që kishte filluar të frikohet se mos ky është babai i fëmijës së saj, ka raportuar Conencticut Post.

28 vjeçarja i kishte mohuar të gjitha akuzat kundrejt saj por ndërkohë ajo kishte rrëfyer se kishte bërë seks vetëm një herë me djaloshin, raporton policia vendase.

Sulzicki është e akuzuar për dy lloje të abuzimit seksual, atë të kontaktit seksual ilegal me një të mitur, si dhe për rrezikim të lëndimit ndaj një të mituri. /Lajmi.net