Mësuesi Ribery

Ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery shpreson të inspirojë gjeneratën e re të futbollistëve franceze në Kampionatin botëror në Brazil. Les Bleus dështuan të kalojnë fazën e grupeve në Kampionatin botëror 2010 pas tri paraqitjeve dëshpëruese në fushë dhe përplasjeve mes ekipit, jashtë saj. Por, Ribery synon të vendos shembull për ekipin e selektorit Didier…

Sport

27/01/2014 18:10

Ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery shpreson të inspirojë gjeneratën e re të futbollistëve franceze në Kampionatin botëror në Brazil.

Les Bleus dështuan të kalojnë fazën e grupeve në Kampionatin botëror 2010 pas tri paraqitjeve dëshpëruese në fushë dhe përplasjeve mes ekipit, jashtë saj.

Por, Ribery synon të vendos shembull për ekipin e selektorit Didier Deschamps, në garën e kësaj vere në Brazil, për të shlyer kujtimet e këqija nga Afrika e Jugut.

“Bisedoj shumë me futbollistë të rinj francezë, sidomos me ata që nuk kanë qenë anëtarë të ekipeve të kaluara”, deklaroi Ribery për uebfaqen zyrtare të FIFA’s.

“Ne përfaqësojmë një shtet të madh dhe fanella e kaltër mund të peshoj rëndë mbi krah. Ekziston presion i madh dhe nuk është i lehtë të ballafaqohemi me të. Andaj, mundohem të përkujdesem që futbollistët e rinj të jenë në gjendjen më të mirë të mundshme. Nuk frikësohem nga asgjë. Jam shumë i fortë nga aspekti mendor”, përfundoi Ribery.

Franca do të fillojë Kampionatin botëror me ndeshjen kundër Hondurasit më 15 qershor.