Mësuesi i Januzajt

Ryan Giggs është në gjendje aq të mirë fizike, sa që do të luajë për Manchester Unitedin edhe në moshën 45-vjeç, sipas bashkëlojtarit të tij, yllit kosovar, Adnan Januzaj. Giggs, i cili së fundmi festoi ditëlindjen e 40’të, ka kontratë me gjigantin nga Old Trafford deri në fund të këtij sezoni, kur shumëkush pret që…

Sport

17/12/2013 17:20

Ryan Giggs është në gjendje aq të mirë fizike, sa që do të luajë për Manchester Unitedin edhe në moshën 45-vjeç, sipas bashkëlojtarit të tij, yllit kosovar, Adnan Januzaj.

Giggs, i cili së fundmi festoi ditëlindjen e 40’të, ka kontratë me gjigantin nga Old Trafford deri në fund të këtij sezoni, kur shumëkush pret që ai do të përfundojë karrierën si futbollist.

Uellsiani është edhe pjesë e stafit teknik në klub, si asistent i menaxherit David Moyes, andaj ka edhe rol të këshilltarit për futbollistët e rinj.

Por, mesfushori Januzaj beson se Giggs do të vazhdojë të luajë, edhe për pesë vjet. “Ryan është një legjendë, thjesht i jashtëzakonshëm”, deklaroi Januzaj për MUTV.

“Nëse nuk e di se çka duhet të bëjë në fushë, shkoj tek Ryan dhe e pyes atë se në çka duhet të përmirësohem. Ai më ndihmon shumë, dhe ai mund të vazhdojë ende edhe për pak sa. Është 40 por mendoj se mund të luajë edhe për pesë vjet të tjera”, u shpreh 18-vjeçari.

Giggs pritet të takohet me Moyesin në fund të sezonit për të diskutuar rreth të ardhmes së tij.