‘Mësuesi’ Bolt
Usain Bolt së bashku me televizionin Canal+ xhiroi një video mesazh ku i tregon basketbollistit më të mirë të Eurobasketit 2013, Tony Parker se si t’i përmirësojë gjuajtjet e tij. Basketbollistët janë bërë hit në Francë duke pasur parasysh triumfin në garën kontinentale në Slloveni, ku fituan titullin për herë të parë në histori. Ylli…

Sport
Usain Bolt së bashku me televizionin Canal+ xhiroi një video mesazh ku i tregon basketbollistit më të mirë të Eurobasketit 2013, Tony Parker se si t’i përmirësojë gjuajtjet e tij.
Basketbollistët janë bërë hit në Francë duke pasur parasysh triumfin në garën kontinentale në Slloveni, ku fituan titullin për herë të parë në histori. Ylli më i madh ishte Parker, realizatori dhe basketbollisti më i mirë i garës.
Ai ishte mysafir në emisionin e famshëm Le Grand Journal, në televizionin Canal+. Aty iu publikua xhirimi ku paraqitej ‘mësuesi’ Bolt. “Hej Tony, skok-shuti yt është i tmerrshëm”, deklaroi Bolt, kampioni i atletikës nga Xhamajka, që më pas i tregon Parkerit se si kryhet ajo punë.
Bolt nga një distancë e largët shënon në një konstruksion që është mbi të zakonshmen. “Hej Tony, a ke nevojë për këshilla? Më kërko”, deklaroi Bale, kampion në 100 dhe 200 metra sprint.