Messit nuk i duhet Kampionati botëror

Ish selektori i Argjentinës, Alfio Basile mendon se Lionel Messit nuk i duhet triumfi në Kampionatin botëror në mënyrë që të konsiderohet në mesin e fenomenëve të futbollit.

Sport

06/03/2015 19:48

Ish selektori i Argjentinës, Alfio Basile beson se Lionel Messi tashmë është një fenomen i futbollit.

Dhe, ai nuk ka nevojë të triumfojë në Kampionatin botëror për të fituar këtë status. Messi ishte kapiten i Argjentinës në Botërorin 2014 ku skuadra e tij u mposht në finale nga Gjermania.

Por, Basile e mbështetë atë.

“Problemi që Messi ka është se njerëzit duan që ai të fitojë Botërorin sepse ata mendojnë se atëherë ai do të bëhet edhe më i mirë”, deklaroi Basile për “Perform”.

“Por, edhe pse nuk është kampion i botës, Messi është një fenomen”, u shpreh ai.