Messit i mungon djali
Lionel Messi është i angazhuar me Përfaqësuesen e Argjentinës në Botërorin e Brazilit dhe ylli argjentinas po e ndien mungesën e djalit të tij, Thiago.

Sport
Lionel Messi ia siguroi Argjentinës fitoren ndaj Bosnje e Hercegovinës dhe Iranit, por ka diçka që i mungon yllit argjentinas.
Në fakt, futbollisti i Barcelonës e ka postuar një fotografi në rrjetin social, Facebook, ku shihet së bashku me djalin e tij, vogëlushin Thiago.
“Sa shumë më mungon, i dashur”, ka shkruar katër herë fituesi i Topit të Artë. Messi do të mundohet t’ia sjell Argjentinës trofeun e kampionit të botës, e më pas të çmallet me njeriun e tij të shtrenjtë.