Messi zbulon synimet: Këtë sezon duam të fitojmë këtë trofe

Lionel Messi ka thënë se synimi kryesor i Barcelonës këtë sezon është triumfi në La Liga.

Sport

16/10/2019 16:22

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka tërhequr çmimin e ‘Këpucës së Artë’, ku ka shpalosur edhe synimet që ka me Barcelonën këtë sezon.

“Natyrisht , Liga e Kampionëve është diçka e veçantë dhe ne duam ta fitojmë çdo vit atë, por La Liga është më e rëndësishme”, ka deklaruar Messi, përcjell lajmi.net.

“Bërja mirë në ligë ju ndihmon të bëni mirë në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Mbretit”.

“Ne jemi Barcelona dhe ne gjithmonë synojmë të fitojmë gjithçka”, ka theksuar 32 vjeçari.

Pas tetë xhirove të zhvilluara, Barcelona renditet në vendin e dytë në La Liga me 16 pikë, dy më pak se liderët e Real Madridit./Lajmi.net/