Messi vulos derbin – PSG merr tri pikë në ndeshjen ndaj Lyon
Paris Saint-Germain ka fituar derbin kundër Olympique Lyon. Skuadra e PSG ka shënuar fitore minimale ndaj Lyon, me rezultatin 1:0, shkruan lajmi.net. Fati i këtij takimi u vendos nga lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi. Messi dërgoi topin në rrjetë kur po luhej minuta 5’ e takimit, pasi pranoi një asistim nga Neymar.…
Sport
Paris Saint-Germain ka fituar derbin kundër Olympique Lyon.
Skuadra e PSG ka shënuar fitore minimale ndaj Lyon, me rezultatin 1:0, shkruan lajmi.net.
Fati i këtij takimi u vendos nga lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi.
Messi dërgoi topin në rrjetë kur po luhej minuta 5’ e takimit, pasi pranoi një asistim nga Neymar.
Të dyja skuadrat provuan të ndryshonin rezultatin deri në fund, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Me këtë fitore minimale të marrë sonte, PSG shkon në kuotën e 22 pikëve pas 8 ndeshjeve, derisa Lyon mbetet me 13 pikë. /Lajmi.net/