Messi vazhdon të stërvitet i vetëm

Seanca e stërvitjes e së martës në Barcelonë ishte e dukshme më shumë për shkak të mungesave se çdo gjë që ndodhi në fushë ndaj Bilbaos, pasi Lionel Messi vazhdoi të stërvitej veçmas nga pjesa tjetër e grupit.

Sport

20/08/2019 19:58

Përveç argjentinasit, Neto, Luis Suarez, Nelson Semedo dhe Ousmane Dembele të gjithë kanë stërvitur në një orar të ndryshëm,

Gjithçka tregon se Messi do të jetë në gjendje të bashkohet një seancë të plotë stërvitore për të Mërkurën, megjithëse mbetet një konfuzion në lidhje me natyrën e sëmundjes që pësoi Semedo,

Barcelona nuk e ka raportuar që ish mbrojtësi i Benfica është i dëmtuar, kështu që duket se vendimi për t’u stërvitur vetëm është marrë nga vetë futbollisti si përgjigje ndaj një ndjenje shqetësimi.

Ndryshe, 32-vjeçari pritet të luajë në fundjavë ndaj Real Betis. /Lajmi.net/