Messi udhëton për Kupën e Amerikës me shumë zhgënjim

Fundi zhgënjyes i Barcelonës në sezonin 2018/19 mund të jetë motivi kryesor për Lionel Messin për ta fituar trofeun e parë me Argjentinën në Kupën e Amerikës.

Sport

26/05/2019 23:29

Ylli argjentinas bëri pjesën e tij, por ekipi i tij ende e vuajti eliminimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe pësoi një tjetër humbje në finalen e Kupës së Mbretit.

Me 36 gola këtë edicion në kampionat dhe me fitimin e gjashtë të Këpucës së Artë në Evropë, ai ka qenë i jashtëzakonshëm dhe është në formë të mirë, por Messi është i uritur për trofe kolektiv, transmeton lajmi.net.

Messi njoftoi në fillim të sezonit se triumfi në Ligën e Kampionëve ishte qëllimi i tij kryesor për këtë sezon, por kolapsi i Barcelonës në Anfield në ndeshjen e dytë gjysmëfinale i mohoi atij mundësinë për të luajtur në finalen e Madridit.

Për ta bërë muajin maj edhe më zhgënjyes, Barca humbi edhe shansin për ta fituar dopietën, duke u mposhtur 2-1 nga Valencia.

Megjithatë, Messi do të arrijë në Brazil për Kupën e Amerikës me diçka për të provuar se është më i miri.

Ai u kthye nga pensionimi nga Argjentina në mars dhe megjithëse humbja në miqësoren ndaj Venezuelës nuk ishte pozitive, ai do të dijë se ‘Albiceleste’ do të jetë një nga favoritet për turneun, i cili fillon më 14 qershor. /Lajmi.net/