Messi u kthye në Argjentinë, tifozët për pak sa nuk e “shqyen”

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, është rikthyer në vendlindjen e tij për të dytën herë që kur u bë kampion bote me “Gauchos” dhe përjetoi edhe një herë nderime të mëdha nga tifozët. Ylli i Paris Saint-Germain iu përgjigj ftesës së Lionel Scalonit për miqësoret në muajit mars dhe pasi u kthye në…

Sport

21/03/2023 12:22

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, është rikthyer në vendlindjen e tij për të dytën herë që kur u bë kampion bote me “Gauchos” dhe përjetoi edhe një herë nderime të mëdha nga tifozët.

Ylli i Paris Saint-Germain iu përgjigj ftesës së Lionel Scalonit për miqësoret në muajit mars dhe pasi u kthye në shtëpi doli për darkë me familjen e tij në restorantin e famshëm “Don Julio” atje.

Kur tifozët dëgjuan se Messi ishte aty, një numër i madh i tyre u mblodhën para restorantit dhe filluan t’i këndojnë atij.

Ky nuk ishte problemi për Leon, ai filloi në momentin kur ai doli nga restoranti. Të gjithë donin ta preknin atë dhe në një moment u duk sikur do ta “copëtonin” teksa po hipte në veturë.

Mëposhtë mund ta shikoni momentin./Lajmi.net/