Messi tregon arsyen pse nuk po luan mirë në Kupën e Amerikës

Pati një moment interesant në fitoren 2-0 të Argjentinës ndaj Katarit, kur Lionel Messi goditi topin shumë lartë kuadratit të portës, edhe pse ishte shumë afër saj.

Sport

24/06/2019 22:54

Tani ylli i Barcelonës ka folur rreth asaj u bë ‘hit’ në rrjetet sociale.

Messi nuk ishte vetëm i pakënaqur me kushtet në Porto Alegre, pasi ai shpjegoi se edhe fusha ka qenë gjithashtu e dobët në ndeshjet e mëparshme të Argjentinës – në Belo Horizonte dhe Salvador, transmeton lajmi.net.

“Të gjitha fushat ku kemi luajtur kanë qenë të këqija”, tha Leo pas fitores.

“Topi kërcen shumë dhe ju nevojitet kontroll shtesë për ta ndaluar atë”.

”Është e vështirë të luash në fusha si këto”, përfundoi ai.

Përveç kapitenit të ‘Albiçelestëve’, edhe trajneri Lionel Scaloni u shpreh i pakënaqur me fushat ku po mbahet Kupa e Amerikës. /Lajmi.net/