Messi thyen heshtjen, tregon nëse do të largohet nga Barcelona

Lionel Messi i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij te Barcelona.

Sport

12/09/2019 08:55

Lionel Messi ka reaguar pas spekulimeve në lidhje me largimin e mundshëm nga Barcelona.

Kapiteni i skuadrës katalane ka mohuar raportimet e fundit se mund të largohet nga Camp Nou në verën e vitit 2020.

“Barcelona është shtëpia ime, dua të mbetem këtu. Por, kërkoj një projekt fitues”, deklaroi Messi gjatë intervistës së publikuar sot nga e përditshmja sportive katalane “Sport”, transmeton lajmi.net.

“Dua të vazhdoj të fitoj tituj me këtë klub, të vazhdoj të bëjmë gjëra të rëndësishme”, shtoi ai.

“Për mua nuk kanë rëndësi klauzolat dhe paratë. Më e rëndësishmja për mua është të kemi një projekt fitues”, theksoi Messi. /Lajmi.net/

YouTube player