Messi: Të gjithë e meritojnë Topin e Artë

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se Ronaldo dhe Neuer kanë qenë fantastik gjatë këtij viti, dhe nëse arrijnë ta fitojnë Topin e Artë atëherë do ta bëjnë sepse e kanë merituar.

Sport

12/01/2015 11:32

Messi nuk do të mbetet i zhgënjyer gjatë natës së sotme edhe nëse nuk e fiton Topin e Artë, pasi ka thënë se Ronaldo dhe Neuer kanë qenë fantastik gjatë këtij sezoni.

“Topi i Artë? Unë nuk e di se kush do ta fitojë atë, mirëpo lojtari që do ta fitojë padyshim që e ka merituar”, tha Messi pas ndeshjes së djeshme kundër Atleticos.

“Neuer dhe Ronaldo kanë qenë thjesht fantastik gjatë këtij viti”, përfundoi argjentinasi, i cili gjithashtu është në garë për të fituar këtë çmim prestigjoz individual.