Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Messi shënon në stilin ‘panenka’, për golin e 700-të në karrierë

23:20 | 30 Qershor 2020

700

Mund të jetë shumë e vështirë të gjesh një emërtim adekuat për Lionel Messin, dhe gjithë atë që ky futbollist i ka dhuruar futbollit.

Ylli argjentinas, sonte (e martë) ka regjistruar një rekord të jashtëzakonshëm, duke shënuar golin e 700-të në karrierën e tij.

Këtë gol, Messi ia shënoi Atletico Madridit nga penalltia.

Dhe, për ta bërë më të veçantë këtë arritje, Messi vendosi që këtë penallti ta ekzekutojë në stilin panenka, duke mposhtur Jan Oblak.

E arritur e jashtëzakonshme./Lajmi.net/