Messi – Ronaldo, zbulohet vota e selektorit të Spanjës (FOTO)

Julen Lopetegui ka bërë të ditur votën e tij për “Topin e Artë”.

Sport

25/11/2016 12:13

Lionel Messi është votuar nga selektori i Spanjës, Julen Lopetegui për fitues të “Topit të Artë”.

Strategu i Spanjës beson se sulmuesi i Barcelonës e meriton çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë.

“Unë nuk e njoh një lojtar si Messin. Unë nuk kam parë dhe nuk mendoj se unë do të shoh dikë në vazhdimësi”, konfirmoi Lopetegui, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, ai ka bërë të ditur se për trajnerë të vitit votat ua ka dhënë trajnerëve si: Luis Enrique, Zinedine Zidane dhe Diego Simeone.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.