Messi, Ronaldo, Neymar dhe Balotelli

Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka treguar se kush janë sipas tij katër futbollistët më të mirë në botë. Ish sulmuesi i Gauçosëve, nuk lejoi befasi dhe në krye të listës e vendosi bashkëkombësin e tij – e për shumëkënd edhe pasardhësin e tij – Lionel Messi. Ai gjendet para yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo,…

Sport

17/10/2013 19:15

Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka treguar se kush janë sipas tij katër futbollistët më të mirë në botë. Ish sulmuesi i Gauçosëve, nuk lejoi befasi dhe në krye të listës e vendosi bashkëkombësin e tij – e për shumëkënd edhe pasardhësin e tij – Lionel Messi.

Ai gjendet para yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, sulmuesit të Barcelonës, Neymar, dhe problematikut të Milanit, Mario Balotelli.

“Për mua është Messi, Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Balotelli. Kjo është renditja ime”, deklaroi Maradona për mediet argjentinase. Për më tepër, Maradona tregoi se do të dëshironte të takohej me Balotellin dhe të bisedojë me sulmuesin italian.

“Do të më pëlqente të bisedoj me Marion, i vetëm, unë dhe ai në një dhomë, dhe t’i shpjegoj përvojat e këqija që kam kaluar në futboll. Njerëzit duhet ta lejnë Balotellin rehat”, u shpreh ai.