Messi refuzon Parisin
Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona drejt Paris Saint-Germain ose ndonjë klubi tjetër në të ardhmen e afërt, ka njoftuar babai dhe menaxheri i tij, Jorge. Gjiganti francez raportohet se është i gatshëm të ofrojë 250 milionë euro për transferimin e yllit argjentinas në Ligue 1. Mirëpo, Jorge Messi mohoi mundësinë e largimit…

Sport
Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona drejt Paris Saint-Germain ose ndonjë klubi tjetër në të ardhmen e afërt, ka njoftuar babai dhe menaxheri i tij, Jorge.
Gjiganti francez raportohet se është i gatshëm të ofrojë 250 milionë euro për transferimin e yllit argjentinas në Ligue 1.
Mirëpo, Jorge Messi mohoi mundësinë e largimit të birit të tij nga Nou Camp. “Kam dëgjuar për këto spekulime dhe nuk e di se prej nga vijnë”, deklaroi Jorge për të përditshmen franceze L’Equipe.
“Nuk ka asgjë. Lionel është futbollist i Barcelonës, ku ka kontratë edhe për disa vjet, deri më 2018. Është nder të dimë se PSG mund të mendojë për të. Por, e përsëris se largimi i tij nuk është teme diskutimi. Realiteti është se ai ka kontratë me Barcelonën. Nuk e di pse duhet të flasim për këtë temë. Ai nuk është duke shkuar në Paris as askund tjetër”, përfundoi Jorge.