Messi realizon ëndrrën e 30 fëmijëve me sëmundje të rëndë
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi ka treguar edhe një herë anën humane të tij, pasi ka kaluar kohë me 30 fëmijët me sëmundje të rëndë, duke iu bërë atyre ëndrrën realitet.

Sport
Ëndrra e tyre ishte që të takojnë Lionel Messin, e cila më në fund u bë realitet. 30 fëmijë ndërmjet moshës 7-18 vjeçare nga 11 shtete të ndryshme kanë takuar heroin e tyre, Lionel Messin.
Takimi është bërë në mëngjesin e ditës së sotme në qendrën sportive të Barcelonës, Ciutat Esportiva.
Fëmijët në fjalë ishin nga shtete të ndryshme: Anglia, Belgjika, Zvicra, Italia, Franca, Holanda, Irlanda, Polonia, Portugalia, SHBA, Peru dhe nga Katalunia. Kjo vizitë do të rrisë moralin e tyre dhe optimizmin.
Video