Messi pyetet për Griezmann, ka një përgjigje të qartë

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është pyetur sot në konferencën për shtyp edhe rreth transferimit të mundshëm të Antoine Griezmann tek Barca.

Sport

24/05/2019 19:00

‘Romanca’ e Griezmann me Barcelonën ka fillet e saj qysh nga vera e kaluar, kur skuadra katalane e kërkonte me ngulm francezin.

Kur mendohej se gjithçka po shkonte drejt një akordi, ylli i Atletico kishte vendosur që të vazhdonte rrugëtimin e tij në ‘Wanda Metropolitano’.

Por, gjatë javës së kaluar ai ka bërë të ditur se do të largohet nga Atletico, dhe menjëherë pas këtij vendimi, skuadra e Barcelonës shihej si pretendentja kryesore për destinacionin e ardhshëm të Griezmann.

Nuk vonoi shumë dhe mediet spanjolle filluan të shkruajnë se lojtarët e Barcelonës nuk po e duan francezin në skuadër, pas asaj që bëri ai verën e kaluar.

E një pyetje për këtë situatë gazetarët u përkujdesën që t’i shtrojnë edhe Messit, i fundit ky që pati një përgjigje shumë të shkurtër dhe të qartë.

“Nuk do të jap mendimin tim mbi këtë” ishin fjalët e Messi, transmeton lajmi.net.

Për dallim  nga kjo përgjigje, vitin e kaluar Messi kishte thënë se e mirëpret ardhjen e Griezmann, dhe gjithë lojtarëve të kalibrit botëror, siç është francezi. /Lajmi.net/