Messi po, Ibra e Ronaldo jo

Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer ka deklaruar se ëndërron të sheh Lionel Messin së bashku me Franck Riberyn në repartin ofanziv të gjigantit bavarez. Por, derisa pranoi se ylli i Barcelonës do të ishte përforcim ideal për Bayernin, ai ia mbylli derën ardhjes së dy futbollistëve të tjerë të nivelit të lartë.…

Sport

21/11/2013 08:10

Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer ka deklaruar se ëndërron të sheh Lionel Messin së bashku me Franck Riberyn në repartin ofanziv të gjigantit bavarez.

Por, derisa pranoi se ylli i Barcelonës do të ishte përforcim ideal për Bayernin, ai ia mbylli derën ardhjes së dy futbollistëve të tjerë të nivelit të lartë.

“Messi gjithmonë do të ishte përforcim i madh për Bayernin. Pasi të luante së bashku me Riberyn, ne do të ishim nder të veçantë”, deklaroi Beckenbauer.

Trajneri aktual i Bayernit, Pep Guardiola punoi katër vjet me Messin në Barcelonë.

Ai punoi edhe me Zlatan Ibrahimovicin i cili shpejt u largua nga klubi për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me trajnerin. Për këtë arsye, 68-vjeçari nuk mund ta paramendojë ardhjen e yllit suedez, njësoj sikurse atë të Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.

“Zlatan Ibrahimovic dhe Pep Guardiola, kjo nuk do të funksiononte. Cristiano Ronaldo nuk do të përshtatej në ekipin tonë”, përfundoi Beckenbauer.