Messi përplaset me tifozin e Barcelonës
Tifozët e Barcelonës janë të pakënaqur me rezultatet e ekipit gjatë këtij sezoni dhe nuk i kursejnë kritikat madje as ndaj futbollistëve më të mirë, përfshirë Lionel Messin.
Sport
Barcelona nuk është duke kaluar periudhë të mirë. Skuadra është eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe humbi finalen e Copa del Rey në mesjavë.
Po ashtu, ka pak gjasa për të mbrojtur titullin e kampionit në La Ligë ku aktualisht gjendet në pozitën e tretë.
Dhe, krejt kjo ka zgjuar pakënaqësi në mesin e tifozëve të gjigantit katalan. Ata nuk janë të kënaqur me rezultatet e ekipit dhe nuk e kursejnë askënd nga kritikat, as Lionel Messin.
Ylli argjentinas u fye nga një tifoz i cili iu drejtua me fjalët: “Shko puno, idiot”. Mirëpo, kjo e hidhëroi sulmuesin argjentinas – që njihet si personazh i qetë – dhe në një video të publikuar, Messi duket sikur kërkon shpjegime nga tifozi.
Krejt ky tension ka ardhur nga rezultatet e fundit të dobëta për ekipin.