Messi, pasaniku i futbollit

Lionel Messi është pasaniku i futbollit. Ky është vlerësimi i të përditshmes franceze, France Football, e cila e rendit yllin argjentinas në vendin e parë në këtë renditje. Sipas saj, 26 vjeçari paguhet 41 milionë euro në vit, përfshirë këtu rrogën dhe sponsorët. Prapa ‘Pleshtit’ gjendet Cristiano Ronaldo, i cili fiton 39,5 milionë, i ndjekur…

Sport

18/03/2014 20:00

Lionel Messi është pasaniku i futbollit. Ky është vlerësimi i të përditshmes franceze, France Football, e cila e rendit yllin argjentinas në vendin e parë në këtë renditje.

Sipas saj, 26 vjeçari paguhet 41 milionë euro në vit, përfshirë këtu rrogën dhe sponsorët.

Prapa ‘Pleshtit’ gjendet Cristiano Ronaldo, i cili fiton 39,5 milionë, i ndjekur nga braziliani Neymar, që ndalet me 29.

Pozita e katërt i takon sulmuesit të Manchester Unitedit, Wayne Rooney, me 24 milionë, kurse i pesti është Zlatan Ibrahimovic, që pasurohet me 23,5 milionë euro në vit.

Lista vazhdon me lojtarët tjerë të njohur si: Falcao (21,2), Aguero (19,7), Thiago Silva (17), Hazard (16,8), Ribery (16,5), Fernando Torres (16,2), Yaya Tourè (16), David Silva (15,5), Bale (14,5), Schweinsteiger (14,5), Suarez (14,2), Gotze (13,9) e Lahm (13), Buffon (12,9) e Matuidi (12,9).