Messi paralajmëron Argjentinën për Neymar para finales së Kupës të Amerikës
Ylli i Argjentinës, Lionel Messi ka paralajmëruar bashkëlojtarët për Neymar para finales së Kupës të Amerikës.

Sport
Messi dhe bashkëlojtarët e tij kanë arritur në finale, pas fitores ndaj Kolumbisë në penallti, transmeton lajmi.net.
Tre penalltitë e shpëtuara nga Emiliano Martinez i ndihmoi Argjentinës që të kualifikohen deri në finale.
Sidoqoftë, Messi ka paralajmëruar bashkëlojtarët për fuqinë e Neymar.
“Brazil me Neymar, do jetë shumë vështirë. Të gjithë e dimë potencialin e tij, çfarë bën individualisht”.
Ndeshja mes Argjentinës dhe Brazilit zhvillohet të dielën në ora 02:00./Lajmi.net/