Messi – “Panama Papers”, vjen reagimi edhe nga Barcelona

Barcelona i ka dalë në mbështetje Lionel Messit, pas akuzave se argjentinasi është i përfshirë në skandalin e evazionit fiskal në Panama.

Sport

04/04/2016 19:43

Klubi i Barcelonës e përkrahë plotësisht Leo Messin pas raportimeve se sulmuesi argjentinas është pjesë e skandalit financiar në Panama.

“Që nga momenti i publikimit të dokumenteve  të cilat e akuzojnë Leo Messin, Barcelona i ka dërguar mbështetje futbollistit dhe gjithë familjes së tij”, thuhet në komunikatën e klubit katalan.

“Klubi i ka vënë në dispozicion të familjes të gjitha mjetet  juridike, fiskale dhe administrative, për të pastruar emrin e tij nga ky rast”, shkruan ndër të tjera në komunikatë.