Messi nuk përmirësohet

Nënkryetari i çështjeve ekonomike në Barcelonë, Xavier Faus ka mohuar njoftimet se gjiganti katalan është duke planifikuar t’i ofrojë një kontratë të re sulmuesit Lionel Messi, vetëm disa muaj pasi ai nënshkroi marrëveshje të re deri më 2018. Së fundmi spekulohej se Barcelona do t’i ofrojë Messit kontratë të re dhe pagë edhe më të…

Sport

11/12/2013 15:55

Nënkryetari i çështjeve ekonomike në Barcelonë, Xavier Faus ka mohuar njoftimet se gjiganti katalan është duke planifikuar t’i ofrojë një kontratë të re sulmuesit Lionel Messi, vetëm disa muaj pasi ai nënshkroi marrëveshje të re deri më 2018.

Së fundmi spekulohej se Barcelona do t’i ofrojë Messit kontratë të re dhe pagë edhe më të lartë se ajo prej 18 milionë eurosh. Mirëpo, Faus ka sqaruar se Messi nuk ka nevojë për marrëveshje të re.

“Nuk shoh arsye pse duhet të përmirësojmë kontratën e një futbollisti i cili e ka vazhduar atë vetëm gjashtë muaj më parë. Por, në fund kjo është çështje e stafit sportiv”, deklaroi Faus gjatë një interviste për Radio Catalunya.

“Përderisa Sandro Rosell është president i Barcelonës shanset për shitjen e Messit janë zero”, shtoi ai. Gjatë afatit kalimtar të verës një numër i madh klubesh kanë bërë publik interesimin e tyre për yllin argjentinas në rast të vendimit të Barcelonës për shitjen e tij.