Messi nuk merr pjesë në stërvitjen e Barçës, ai do të bashkohet me ekipin më vonë

Lionel Messi nuk është stërvitur me ekipin e Barcelonës në stervitjen e sotme që ishte e paraparë në orën 11.

Sport

15/01/2021 15:19

Messi nuk është paraqitur në stërvitjen e paraparë sot në orën 11:00, ndërkohë ai ka vazhduar stërvitjen individuale dhe pritet ti bashkohet ekipit të tij sot në mbrëmje nga Cordoba, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi thuhet se ka pësuar një dëmtim të vogël në fitoren e së shtunës në mbrëmje në kuadër të La Liga ndaj Granadës, por ka vazhduar të ndjejë dhimbje edhe kur u paraqit në fitoren gjysmëfinale ndaj Real Sociedad të mërkurën në mbrëmje, në Supercopa de Espana.

Vendimi për paraqitjen e 33 vjeçarit në finale do të merret nesër, kur skuadra zbret në kampin stërvitor La Cartuja, nëse Messi do të paraqitet apo jo./Lajmi.net/