Messi nuk është i lumtur me Enriquen

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk është fare i kënaqur me trajnerin e skuadrës Luis Enriquen, gjithnjë sipas raportit të bërë nga mediat spanjolle.

Sport

06/01/2015 11:50

E përditshmja spanjolle AS, raporton se Messi nuk është fare i kënaqur me mënyrën sesi është duke e drejtuar skuadrën e Barcelonës, trajnerit, Luis Enrique.

Argjentinasi mund të largohet nga Camp Nou, sidomos sipas disa spekulimeve të djeshme, ku Messi ka ndjekur profilin zyrtar të Chelseas në Instagram.

Situata e tij te Barcelona është mjaft e komplikuar, e cila pritet të vendoset në ditët e ardhshme. Përndryshe, blaugranët e kanë filluar vitin e ri me humbje, të cilën e pësuan kundër Sociedadit me rezultat 1-0.