Messi-Neymar, s’ka më mirë
Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Adriano ka lavdëruar dyshen sulmuese Lionel Messi dhe Neymar. Ai beson se ata janë më të mirët në botë. Para fillimit të sezonit kishte dyshime se si do të paraqitet Messi së bashku me përforcimin e ri Neymar, por ata kanë shkëlqyer këtë edicion. Dhe, Adriano beson se Barcelona nuk…

Sport
Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Adriano ka lavdëruar dyshen sulmuese Lionel Messi dhe Neymar. Ai beson se ata janë më të mirët në botë.
Para fillimit të sezonit kishte dyshime se si do të paraqitet Messi së bashku me përforcimin e ri Neymar, por ata kanë shkëlqyer këtë edicion. Dhe, Adriano beson se Barcelona nuk mund të keyë menduar të kishte një dyshe më të mirë sulmuese.
“Është nder i madh që i kam në ekip. Ata janë dyshja më e mirë që ekziston”, deklaroi Adriano për të përditshmen sportive katalane Mundo Deportivo.
Ai komentoi edhe formën e dobët të Messit në javët e fundit, edhe pse ai i dha fund pritjes për gol duke realizuar dy herë kundër Milanit në fitoren 3:1 në kuadër të Ligës së Kampionëve të martën.
“Messi është gjithmonë i lumtur. Ai është shumë i rëndësishëm për ne, madje edhe kur nuk luan”, përfundoi Adriano. Messi ka realizuar 14 gola në 15 ndeshje në të gjitha garat gjatë sezonit 2013-14.