Messi në spital (FOTO)
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka përfunduar në një klinikë për shkak të problemit në veshkë.
Sport
Lionel Messi ka një problem, dhe ai nuk është aspak i lehtë.
Sulmuesi i Barcelonës ka përfunduar në një klinikë për shkak të problemit në veshkë, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.
Ylli argjentinas i shoqëruar nga gruaja e tij, Antonella Rocuzzo ka shkuar për teste mjekësore.
Messi do të mungojë në ndeshjen kundër Valencias, në gjysmëfinale të Copa del Rey të mërkurën.