Messi në shtëpinë e Ronaldinhos

Gjatë Kampionatit botëror 2014 në Brazil, Lionel Messi dhe Kombëtarja e Argjentinës do të qëndrojë te skuadra braziliane, Atletico Mineiro, klubi i ish yllit të Barcelonës, Ronaldinho. Gjatë garës së vitit të ardhshëm në Brazil që do të zhvillohet mes 12 qershorit dhe 13 korrikut në shtetin e Sambas, Federata e Futbollit të Argjentinës ka…

Sport

01/11/2013 13:22

Gjatë Kampionatit botëror 2014 në Brazil, Lionel Messi dhe Kombëtarja e Argjentinës do të qëndrojë te skuadra braziliane, Atletico Mineiro, klubi i ish yllit të Barcelonës, Ronaldinho.

Gjatë garës së vitit të ardhshëm në Brazil që do të zhvillohet mes 12 qershorit dhe 13 korrikut në shtetin e Sambas, Federata e Futbollit të Argjentinës ka njoftuar se do të shfrytëzojë hapësirën e punës së Atletico Mineiros për tu stërvitur dhe qëndruar gjatë Botërorit 2014.

Andaj, Messi do të punojë në ambientin e njëjtë ku gjendet dikur bashkëlojtari i tij te Barcelona, Ronaldinho në qytetin e Belo Horizonte.

Messi është nën presion të inspirojë Argjentinën drejt suksesit në arenën ndërkombëtare, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme të tij me ngjyrat e gjigantit katalan.