Të Infektuar: 9869

Të Shëruar: 5480

Të Vdekur: 303

Messi në shitje

11:38 | 18 Prill 2014

Messi mund të largohet nga Barcelona

Barcelona dhe Lionel Messi mund të ndahen. Gjiganti katalan raportohet se konsideron shitjen e sulmuesit argjentinas pas përfundimit të Kampionatit botëror 2014 në Brazil. Interesimi për të është i madh.

Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona pas përfundimit të Kampionatit botëror 2014.

Sipas të përditshmes sportive madrilene AS, gjiganti katalan do të konsiderojë mundësinë e shitjes së golgeterit argjentinas, gjatë afatit kalimtar të verës.

Palët tashmë një kohë të gjatë janë në bisedime për vazhdimin e kontratës së Messit në Camp Nou, mirëpo kanë hasur në ngecje për përfitimet në bazë të imazhit të tij që në rast se i takojnë vetëm futbollistit, klubi do të humbë rreth 25 milionë euro në stinor.

Andaj, AS ka mësuar se Barcelona konsideron shitjen e Messit – i cili është kritikuar ashpër në javën e fundit pas tri humbjeve të njëpasnjëshme të ekipit në tri gara të ndryshme – i cili spekulohet se kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Paris Saint-Germain, Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea.

Mirëpo, kushdo që kërkon transferimin e Messit duhet ta di se në kontratën e tij me Barcelonën ekziston një dëmshpërblim prej 250 milionë eurosh.