Messi në Premierligë

Sulmuesi i Manchester Cityt, Alvaro Negredo beson se Lionel Messi mund të joshet nga Premierliga. Negredo e ka filluar mbarë aventurën e tij në futbollin anglez pas transferimit nga Sevilla gjatë afatit kalimtar të verës duke shënuar katër gola dhe ndihmuar Manchester Cityn të kualifikohet për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Messi shpeshherë…

Sport

10/11/2013 11:03

Sulmuesi i Manchester Cityt, Alvaro Negredo beson se Lionel Messi mund të joshet nga Premierliga. Negredo e ka filluar mbarë aventurën e tij në futbollin anglez pas transferimit nga Sevilla gjatë afatit kalimtar të verës duke shënuar katër gola dhe ndihmuar Manchester Cityn të kualifikohet për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Messi shpeshherë ka konfirmuar dëshirën e tij për tu pensionuar në Barcelonë, ku debutoi me ekipin e parë më 2004, por Negredo insiston se argjentinasi mund t’i bashkohet fluksit të futbollistëve nga La Liga që kanë ardhur në Premierligë.

“Mund ta shoh dikë si Messi duke ardhur në Angli dhe të përcjellë futbollistët si David Silva, Juan Mata, Santi Cazorla, David de Gea dhe unë”, deklaroi Negredo për Sunday People.

“Ai mund të luajë mirë në cilëndo ligë në botë. Ndoshta pas dy ose pesë vjetësh ai do të mërzitet nga La Liga, do të dëshirojë një ndryshim dhe mund të vijë këtu”, u shpreh Negredo.