Messi në jaht, tifozët e ndjekin not (FOTO)

Lionel Messi po i kalon pushimet në Ibiza, ndërsa në pjesën më të madhe të kohës është parë në një jaht luksoz.

Sport

17/07/2016 14:21

Se Lionel Messi është njëri ndër futbollistët më të preferuar të tifozëve e dëshmon një foto nga pushimet e tij në Ibiza.

Një fans i Messit ka notuar deri te jahti në të cilin po qëndronte argjentinasi me familje, për ta bërë një foto me futbollistin më të mirë në botë.