Messi në ‘Camp Nou’ pas 91 ditësh – ndanë mesazh emocionues në rrjetet sociale

Lionel Messi ka ndarë fotografi të bukura dhe emocionale në llogarinë e tij në Instagram.

Sport

06/06/2020 15:40

Ylli argjentinas pas 91 ditësh është rikthyer në ‘Camp Nou’, ku ndeshjen e fundit në këtë stadium e luajti më 7 mars kundër Real Sociedad.

Ndeshjet dhe prezancat në ‘Camp Nou’ i kanë munguar jashtëzakonisht gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, sipas asaj që 32 vjeçari ka paraqitur në rrjetet sociale.

“Vërtetë më ka munguar ky vend…nuk mund të pres për të luajtur sërish”, ka shkruar Messi, përcjell lajmi.net.

Messi së fundi ka pësuar një lëndim, dhe këto ditë do të stërvitet i veçuar, teksa raportohet se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë kundër Mallorca më 13 qershor./Lajmi.net/