Messi në Bayern? Asnjëherë
Pep Guardiola ka përjashtuar mundësinë e bashkimit të tij me Lionel Messin në Bayern Munich. Spanjolli mori drejtimin e gjigantit bavarez gjatë verës dhe tashmë solli talentin e Barcelonës, Thiago Alcantara në Allianz Arena. Mirëpo, Guardiola ka insistuar se kampioni i Bundesligës kurrë nuk do të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes së një oferte për argjentinasin,…

Sport
Pep Guardiola ka përjashtuar mundësinë e bashkimit të tij me Lionel Messin në Bayern Munich.
Spanjolli mori drejtimin e gjigantit bavarez gjatë verës dhe tashmë solli talentin e Barcelonës, Thiago Alcantara në Allianz Arena.
Mirëpo, Guardiola ka insistuar se kampioni i Bundesligës kurrë nuk do të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes së një oferte për argjentinasin, pasi beson se 26-vjeçari nuk dëshiron të largohet nga Nou Camp.
“Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness kurrë nuk do të shpenzonte një thesar për të transferuar Messin. Bayern Munich nuk funksionon në atë mënyrë, dhe futbollisti është i lumtur në Barcelonë”, deklaroi Guardiola për mediat gjermane.