Messi mungon për 6-8 javë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi do të mungojë për gjashtë deri në tetë javë për shkak të një lëndimi në kofshë. Ylli argjentinas u dëmtua të dielën gjatë fitores ndaj Real Betisit dhe rezultatet mjekësore kanë konfirmuar një qarje të një muskuli në kofshën e këmbës së majtë. Messi ka vuajtur nga lëndime të njëpasnjëshme…

Sport

11/11/2013 13:47

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi do të mungojë për gjashtë deri në tetë javë për shkak të një lëndimi në kofshë. Ylli argjentinas u dëmtua të dielën gjatë fitores ndaj Real Betisit dhe rezultatet mjekësore kanë konfirmuar një qarje të një muskuli në kofshën e këmbës së majtë.

Messi ka vuajtur nga lëndime të njëpasnjëshme deri më tani gjatë këtij sezoni dhe u desh të zëvendësohej kundër Atletico Madridit në gusht, për shkak të një problemi të ngjashëm.

Ai po ashtu lëndoi kofshën kundër Almerias në shtator. Deri më tani gjatë këtij sezoni, numri 10 i gjigantit nga Nou Camp ka zhvilluar 16 ndeshje zyrtare duke realizuar 14 gola.