Messi mungon kundër Elches

Lionel Messi është rikuperuar nga lëndimi dhe ka stërvitur rregullisht me bashkëlojtarët e tij, por nuk është ende i gatshëm për lojë, ka njoftuar trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino. Strategu i gjigantit katalan ka bërë të ditur se sulmuesi argjentinas nuk do të luajë në duelin kundër Elches të dielën në La Ligë, ashtu sikurse…

Sport

04/01/2014 12:48

Lionel Messi është rikuperuar nga lëndimi dhe ka stërvitur rregullisht me bashkëlojtarët e tij, por nuk është ende i gatshëm për lojë, ka njoftuar trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino.

Strategu i gjigantit katalan ka bërë të ditur se sulmuesi argjentinas nuk do të luajë në duelin kundër Elches të dielën në La Ligë, ashtu sikurse edhe mbrojtësi i djathtë Dani Alves.

Messi më herët gjatë kësaj jave u rikthye nga vendlindja e tij në Argjentinë ku kompletoi periudhën e rikuperimit nga dëmtimi që pësoi më 10 nëntor dhe mori pjesë në stërvitje të premten, por duket se ende nuk është gati për lojë.

Por, në ekip nga lëndimi është kthyer portieri Victor Valdes.

Futbollistët e ftuar: Valdés, Pinto, Montoya, Piqué, Fàbregas, Puyol, Xavi, Pedro, Iniesta, Alexis, Neymar, Mascherano, Bartra, Song, Jordi Alba, Tello, Adriano, Sergi Roberto.