Messi mungon edhe në debutimin e Ligës së Kampionëve?

Barcelonës nuk po i ndalen telashet lidhur me Lionel Messin.

Sport

13/09/2019 18:18

Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk ka regjistruar akoma debutimin e tij në sezonin e ri me Barcelonën.

Lojtari kishte pësuar një dëmtim në stërvitje, qysh pa filluar sezoni, duke mos arritur kështu akoma të regjistrojë debutimin e tij.

‘AS’ raporton se Messi do të jetë jashtë skuadrës edhe në Ligën e Kampionëve, për ndeshjen kundër Borussia Dortmund, transmeton lajmi.net.

Valverde ka bërë të ditur se ai nuk do të jetë i gatshëm të llogarisë në shërbimet e lojtarit me numrin 10.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Dortmund luhet të martën, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/