Messi: Mund të largohem nga Barcelona

Lionel Messi ka thënë se nuk e ka problem të largohet nga Barcelona, nëse ka të atillë që mendojnë se ai nuk është më i nevojshëm në Camp Nou, ose nëse ekzistojnë dyshime rreth tij.

Sport

20/05/2014 22:08

Lionel Messi mbërriti në Argjentinë për të kaluar disa ditë pushim para se t’i bashkohet ekipit në përgatitje për Kampionatin botëror 2014.

Dhe, në prononcimin e tij për gazetarët argjentinas, Messi ka bërë të qartë se tifozët e Barcelonës do të jenë ata që do të vendosin të ardhmen e tij në klub.

Ndonëse të hënën ai zyrtarizoi kontratën e re me Barcelonën deri më 2018, ai ka pranuar se do të largohet nga klubi nëse nuk është më i dobishëm.

“Në ditën kur njerëzit më thonë se nuk duan që unë të jem më aty, do të largohem. E dua shumë klubin, por nëse ka njerëz që nuk më duan dhe dyshojnë në mua, do të largohem, pa problem”, deklaroi Messi, raporton El Mundo Deportivo.

Mirëpo, ylli argjentinas ka bërë të qartë se sa i përket atij, Barcelona është shtëpia e tij. “Janë njerëzit e Barcelonës që do të vendosin të ardhmen time. Barcelona është shtëpia ime”, u shpreh ai.