“Messi mund ta vendosë fatin tonë”

Hugo Lloris së bashku me trajnerin Didier Deschamps janë paraqitur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Argjentinën.

Sport

29/06/2018 18:40

Franca do të kërkojë kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës, duke kërkuar të mposht Argjentinën e Lionel Messit.

E pikërisht ky i fundit, mund të vendosë fatin e ndeshjes ka thënë Lloris në konferencë për shtyp.

“Ne po përgatitemi për të luajtur kundër Argjentinës, kështu që duhet të jemi në top nivel”, ka deklaruar Hugo Lloris.

“Kemi studiuar ndeshjet e tyre në fazën e grupeve, gjë që është një tregues për ne, por ne i njohim lojtarët sikurse se Messi, që mund të rrisin nivelin e tyre dhe të vendosin fatin e ndeshjes, siç bën me Argjentinën dhe Barcelonën”, ka vazhduar ai./Lajmi.net/