Messi mposht sulmin e Realit

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka shpërthyer deri më tani gjatë vitit 2015. Ai ka realizuar më tepër gola se komplet treshja e sulmit të skuadrës rivale, Real Madrid, Karim Benzema, Cristiano Ronaldo e Gareth Bale.

Sport

12/02/2015 17:37

Lionel Messi ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij viti. Sulmuesi është arsyeja kryesore pse Barcelona është në seri të rezultateve pozitive.

Kurse, si dëshmi se ylli argjentinas vërtetë ka shpërthyer gjatë vitit 2015 shërben bilanci i përgjithshëm se ai ka realizuar më tepër gola se komplet treshja e sulmit të skuadrës rivale, Real Madrid.

Messi ka shënuar 11 gola deri më tani gjatë vitit 2015, një më shumë se treshja e Los Blancos, Karim Benzema, Cristiano Ronaldo e Gareth Bale, të njohur si “BBC”.

Messi duket sikur ka rikthyer formën ideale dhe ky është një lajm fantastik dhe mbështetje e madhe për gjigantin katalan që vazhdon të jetë në garë për të gjithë titujt e rëndësishëm.