Messi, mesazh për Ronaldon

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi sërish ka mohuar rivalitetin e tij me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sport

22/10/2015 16:32

Lionel Messi sërish ka mohuar rivalitetin e tij me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Barcelonës kanë insistuar se janë mediat ato që flasin vazhdimisht për një gjë të tillë.

“Këto gjëra i thonë njerëzit dhe mediat”, deklaroi ai.

“Nuk garoj me Cristianon, dhe mendoj se as ai nuk mund të garojë me mua”, shtoi argjentinasi.

“Ajo që dua është më e mira për ekipin tim, këtu ku jam dhe ndihem mirë”, përfundoi Messi.