Messi: Më vjen keq për Neymarin

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se ndjen keqardhje për Neymarin, i cili është ndëshkuar me karton të kuq dhe është dënuar me katër ndeshje moslojë për Brazilin, duke e përfunduar kështu Kupën e Amerikës më herët se që duhet.

Sport

21/06/2015 11:19

Messi ka thënë se ndjen keqardhje për Neymarin i cili e përfundoi Kupën e Amerikës më herët sesa që duhej ta përfundonte, pasi është ndëshkuar me karton të kuq dhe është dënuar me katër ndeshje moslojë.

“Unë nuk dua të bëj ndonjë koment për Neymarin, ai është shok i imi”, tha Messi pas fitores së Argjentinës ndaj Xhamajkës.

“Më vjen keq për dënimin që e mori ai, pasi nuk mund të vazhdoj më tutje në Kupën e Amerikës”.

“Ai është nëj lojtar shumë i rëndësishëm për Brazilin. Unë e di se çfarë do të thotë për ata që ta kenë atë në fushë”, përfundoi Messi.