Messi: Me Kylian Mbappe nuk kam asnjë problem

Lionel Messi ka këmbëngulur se ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me bashkëlojtarin e PSG-së, Kylian Mbappe dhe zbuloi se ata kanë diskutuar së bashku për finalen e Kupës së Botës. Në një intervistë tjetër të zhvilluar me Messi u pyet për marrëdhënien e tij me shokun e skuadrës së Paris Saint-Germain, Mbappe, ku…

Sport

04/02/2023 09:17

Lionel Messi ka këmbëngulur se ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me bashkëlojtarin e PSG-së, Kylian Mbappe dhe zbuloi se ata kanë diskutuar së bashku për finalen e Kupës së Botës.

Në një intervistë tjetër të zhvilluar me Messi u pyet për marrëdhënien e tij me shokun e skuadrës së Paris Saint-Germain, Mbappe, ku të dy duhet të janë në qendër të vëmendjes në kryeqytetin francez, ndërkohë që luftojnë për të qenë më i miri në botë. Messi tha se nuk ka pasur kurrë probleme me Mbappen.

Gazeta argjentinase “Ole” e pyeti Messin nëse ka diskutuar për finalen e Katarit me yllin francez, për të cilën ai u përgjigj:

“Po, ne folëm për lojën, festimet se si e kishin përjetuar njerëzit në Argjentinë në ato ditë që kisha qenë unë. Pushimet dhe festat që kishim. Dhe asgjë, asgjë më shumë, por mirë, shumë mirë. E vërteta është se me Kylian nuk ka asnjë problem, përkundrazi”.

Messi gjithashtu është në bisedime me drejtuesit e PSG-së për rinovimin e kontratës së tij./Lajmi.net/