Messi me kontratë të përmirësuar

Menjëherë pas rikthimit nga Argjentina, Lionel Messi do të nënshkruajë kontratë të përmirësuar me Barcelonën, kanë njoftuar mediat spanjolle. Palët kanë arritur marrëveshje, dhe për ta finalizuar atë duhet të zhvillohet edhe një takim mes presidentit Sandro Rosell dhe avokatit të futbollistit. Pas një jave mes akuzash të ndërsjella nga nënkryetari i çështjeve ekonomike Javier…

Sport

24/12/2013 13:40

Menjëherë pas rikthimit nga Argjentina, Lionel Messi do të nënshkruajë kontratë të përmirësuar me Barcelonën, kanë njoftuar mediat spanjolle.

Palët kanë arritur marrëveshje, dhe për ta finalizuar atë duhet të zhvillohet edhe një takim mes presidentit Sandro Rosell dhe avokatit të futbollistit.

Pas një jave mes akuzash të ndërsjella nga nënkryetari i çështjeve ekonomike Javier Faus dhe vetë Messit, duket se presidenti Rosell ka ndërhyrë për të sqaruar gjithçka.

“Messi e meriton të jetë futbollisti më i paguar në botë sepse është futbollisti më i mirë në botë”, deklaroi Rosell së fundmi.

Faus ishte ankuar se klubi nuk ka nevojë t’i ofrojë kontratë të re Messit pasi ai e ka vazhduar atë në fillim të këtij viti, por duket se vendimi i Rosellit do të realizohet.

Kontrata e tanishme e Messit me Barcelonën vlen deri më 2018 dhe ka të përfshirë dëshpërblimin prej 250 milionë eurosh.