Messi, më i miri në histori
Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë. Për këtë është i bindur bashkëlojtari i tij i ri, Ivan Rakitic, sipas së cilit, nuk ka lojtar më të mirë në histori të futbollit sesa ylli argjentinas.
Sport
Lionel Messi është futbollisti më i mirë në bistori, jo vetëm në futbollin modern. Kështu mendon bashkëlojtari i tij, Ivan Rakitic.
Përfaqësuesi kroat e ka përshkruar yllin argjentinas si një ‘mrekulli’, në nismë të sezonit të ri në La Liga, ndërsa mendon se nuk ka parë kurrë ndonjëherë lojtar më të mirë sesa katër herë fituesi i Topit të Artë.
“Ekipi është brilant, i jashtëzakonshëm. Ne nuk duhet të relaksohemi dhe ta shijojmë këtë moment”, deklaroi 26 vjeçari.
“Unë gjithmonë e shoh Messin në më të mirën e tij, nuk ka nevojë të flitet shumë për të. Ai është më i miri në botë dhe më i miri në histori të futbollit”, deklaroi ish futbollisti i Sevillas.